(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Përmet, në vitin 1903. U arrestua më 23 gusht 1947, dhe me vendim nr. 255, datë 23 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krime kundër popullit dhe shtetit duke marrë pjesë në një organizatë tradhëtare», dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 250-251.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]