MARKU Gjela Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 20 janar 1915. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Mirditë në rrethet Berat e Tepelenë, prej 20 janarit të vitit 1946 deri më 1950. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, F. 111-112.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]