MARKU Gjon Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 29 tetor 1926, në Kaçinar të Mirditës. Me vendim nr. 821, datë 23 dhjetor 1993, Gjykata e Rrethit të Mirditës vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike nga forcat komuniste, në janar të vitit 1949. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, F. 57-58.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]