MARKU Lam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Konicë. Më 23 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit» dhe «sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, F. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]