MARKU Leonidha
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 shkurt 1956, në Vlorë. Me vendim nr. 108, datë 4 shtator 1974, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 10 vjet burg. Me vendim nr. 108, 21 maj 1975, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg. Duke bërë bashkimin e dënimeve, përfundimisht u dënua me 16 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 103.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]