MARKU (luli) Lekë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kastrat të Shkodrës, më 9 mars 1908. Me vendim nr. 555, datë 22 shkurt 1994, Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi vërtetimin e faktit juridik të pushkatimit të tij pa gjyq për motive politike, më 31 dhjetor 1946, në Malësi të Gjakovës. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 17-18.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]