MARKU Mara Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 21 mars 1939, në Lurth të Mirditës. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Mirditë në rrethin Tepelenë, prej 1 gushtit të vitit 1948 deri më 15 tetor 1950. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, F. 114-115.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]