MARKU Martin Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dukagjin, më 6 tetor 1931. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 27, datë 15 janar 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Shkodrës në rrethet e Beratit e të Tepelenës, prej datës 11 shkurt 1946 deri më 25 gusht 1954. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]