MARKU Nikollë Bardhok

MARKU Nikollë Bardhok
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 12 gusht 1910, në Shkodër. Me vendim nr. 415, datë 21 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor si «ndërlidhës me të arratisur» dhe e dënoi me 2 vjet burg. Me vendim nr. 98, datë 16 gusht 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me kriminelë dhe të arratisur» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe humbjen e përhershme të të drejtave. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, F. 53-54.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]