MARKU Prena Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 31 dhjetor 1918. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Mirditë në rrethin Tepelenë, prej gushtit të vitit 1949 deri në nëntor 1950. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, F. 109-110.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]