MARKU Prengë Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 30 maj 1918, në Kukës. Me vendim nr. 163, datë 7 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «dezertim» dhe e dënoi me 1 vit burg. Me vendim nr. 220, datë 28 tetor 1952, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «strehimin dhe furnizimin e të arratisurve» dhe e dënoi me 5 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, F. 95-96.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]