MARKU Rrok
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Koplik të Shkodrës, në vitin 1932. Me vendim nr. 182, datë 27 shtator 1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diversantët» dhe për «shpërndarjen e materialeve propagandistike në favor të UDB-së Jugosllave» dhe e dënoi me 8 vjet privim lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 561, datë 27 tetor 1951, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në 3 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 78-79.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]