MARKU Zef Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkozë të Pukës, në vitin 1908. Me vendim nr. 167, datë 11 shtator 1953, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor «për bashkëpunim me bandat kriminale dhe të diversantëve në shërbim të UDB-së» dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, si dhe konfiskimin e plotë të pasurisë. U ekzekutua më 26 maj 1963. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 92-93, 173-174.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]