MASHO Mihal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Derviçan, në vitin 1935. U arrestua më 29 prill 1979, dhe me vendim nr. 65, datë 8 gusht 1979, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjeve për 5 vjet kohë. U lirua me Dekret nr. 6656, datë 28 tetor 1982. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 116-117.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]