(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Lekdush të Tepelenës, më 30 prill 1914. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave dhe shtesën e bërë në pikën 7 të udhëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq kur mungojnë dokumentet, në mbledhjen e datës 30 dhjetor 1992, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 18 nëntor 1943. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 60-61; Gazeta 55, 17 nëntor 2015, 17.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit