(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Vlorë, në vitin 1877. Me vendim nr. 102, datë 17 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë reaksionare me qëllim përmbysjen e pushtetit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie me punë të detyruar, humbjen e të drejtave politike dhe civile, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 189-190.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]