(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, në vitin 1895. U arrestua më 19 tetor 1956, dhe me vendim nr. 2, datë 16 janar 1957, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit» dhe për «moskallëzim krimi kundër shtetit dhe popullit», dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfisikimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Me vendim të Gjykatës së Lartë u bë ndryshimi i vendimit të mësipërm, duke e dënuar përfundimisht me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 254-255.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit