MATIKA Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Nivicë të Tepelenës, më 21 maj 1928. Me vendim nr. 265, datë 2 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit» e «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e gradës. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 77-78.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]