MATJA Seit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, më 1915. U arrestua më 26 korrik 1945, dhe më 2 tetor të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi «armik të popullit» dhe «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile e politike. U ekzekutua më 5 tetor të vitit 1945. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 191-192.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]