MATJANI Fatime
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1928, në Karavasta. U ndalua më 26 maj 1947, dhe me vendim nr. 472, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave qytetare-politike për 2 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 206-207.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]