MATJANI Shahe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1866, në Lushnjë. Me vendim nr. 229, datë 11 prill 1946, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor se ka qenë «vegël e Hamit Matjanit duke kryer detyrën e korierit, ka bërë takime të ndryshme me të dhe e ka ndihmuar për ndërlidhje» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare-politike. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 210-211.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]