(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Koplik, në vitin 1922. Me vendim nr. 22, datë 4 shkurt 1953, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me agjenturën titiste, bashkëpunimin me diversantë» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U lirua më 22 tetor të vitit 1961. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 122-123.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]