(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Korçë, në vitin 1927. U arrestua më 15 tetor 1945. Me vendim nr. 8, datë 27 tetor 1945, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit» dhe e dënoi me vdekje, si dhe me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U pushkatua më 30 tetor 1945. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 60-61; F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 5-6.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]