(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, në vitin 1916. U arrestua më 14 nëntor 1944 dhe me vendim nr. 48, datë 28 prill 1945, Gjykata Ushtarake e Korpusit të I-rë Tiranë e deklaroi «kriminel lufte» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie (me punë të detyruar), humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 57-58.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]