MEÇA Dhimitri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Peshkopi të Gjirokastrës, në vitin 1913. Me vendim nr. 28, datë 26 prill 1961, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në bashkëpunim, duke u vënë në shërbim të zbulimit grek», me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 23-24, 169-170.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]