MEÇA (kruja) Behije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Shkodër. U arrestua më 13 nëntor 1944. Me vendim nr. 41, datë 19 maj 1945, Këshilli Gjyqësor i Qarkut të Durrësit e deklaroi «kriminele lufte dhe armike të popullit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Më vonë, dënimi iu kthye në 25 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 23-24.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]