MEÇAJ Qazim Malo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1883, në Fier. Më 16 korrik 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 15 korrik të vitit 1944, në Cakran të Fierit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 29-30; Gazeta 55, 27 nëntor 2015, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]