MEÇE Hasan Eqerem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 janar 1926. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni, në mbledhjen e datës 11 dhjetor 1993, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit nga ish i dënuari Hasan Eqerem Meçe nga muaji dhjetor i vitit 1944 deri në muajin gusht 1945. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 218-219.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]