(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1921, në Kolonjë. U arrestua më 5 maj 1945. Me vendim nr. 7, datë 24 shtator 1945, Gjykata Ushtarake Kolonjë e deklaroi fajtor për «krime gjatë luftës» dhe e dënoi me vdekje. Më vonë, dënimi iu kthye në vite burg dhe u lirua më 16 tetor 1956. Më 1 qershor 1964 u arrestua përsëri, dhe Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi 8 vjet burg. U lirua më 2 shtator 1971. U arrestua për të tretën herë më 1982, dhe më 1 mars të po atij viti, Gjykata e Kolonjës e dënoi me 10 vjet burg për «dëmtim nga pakujdesia të pronës socialiste». AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59, F. 111-112.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit