MEÇKOLLI Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1907, në Bilisht. Me vendim nr. 59, datë 25 maj 1953, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «përgatitje për t’u arratisur jashtë shtetit» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 13 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, F. 85-86.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]