MEÇO Emin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Mançurishtë të Korçës. U arrestua më 1 prill 1951. Me vendim nr. 148, datë 22 gusht 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për «tentativë për t’i arratisur në një shtet armik», «pjesëmarrje në grupazh» dhe për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, heqjen e gradës dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U lirua më 23 qershor 1963. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, F. 91-92.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]