MEÇO Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Maçurisht. Më 9 korrik 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 16 prill të vitit 1944, në Pogradec. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, F. 69-70; F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 225-226.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]