MEDOLLI Gëzim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, në vitin 1949. Me vendim nr. 79, datë 25 shtator 1970, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentative» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 38, datë 21 korrik 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «sabotim, duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 33-34.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]