MEHMETI Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Çamëri. U internua për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Lushnjës në Lozhan, prej 5 majit të vitit 1949 deri më dhjetor të po atij viti. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 248-249.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]