MEHMETI Rexhep
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë, më 16 korrik 1915. U arrestua më 3 shkurt 1953, dhe me vendim nr. 81, datë 11 qershor 1953, Gjykata Ushtarake Territoriale e Shkodrës e deklaroi fajtor se «që në fillimet e vitit 1952 deri sa u arratis, ka mbajtur lidhje me organet e UDB-së» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U lirua më 26 korrik 1965. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 100-101.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]