MEHMETI Tahir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Repisht të Shkodrës, në vitin 1899. Me vendim nr. 205, datë 6 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se «ka qenë në dijeni për të arratisurit dhe i ka strehuar me vullnetin e tij» dhe e dënoi me 5 vjet burg me punë të rëndë, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 110-111.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]