(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1944, në Këlcyrë. Me vendim nr. 163, datë 7 tetor 1985, u deklarua fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë kundërrevolucionare» dhe u dënua me 18 vjet burg dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë; për «vepra terrori», me 14 vjet burg; për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», me 6 vjet burg; dhe për «moskallëzim krimi» me 5 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 88-89.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]