MEHMETI Xhaferr
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Milec të Kolonjës, më 8 tetor të vitin 1927. Me vendim nr. 34, datë 2 prill 1953, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, duke marrë pjesë në një grup të organizuar armiqësor» dhe për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e titullit N/Oficer. Me vendim nr. 173, datë 5 maj 1953, të Kolegji Ushtarak të Gjykatës së Lartë, dënimi iu ul në 20 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 36, f. 7-8; F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 119-120.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]