MEHQEMEJA Hysnie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 30 korrik 1911, në Fier. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 11, datë 15 mars 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Fier në Luar (Fier), prej 10 qershorit të vitit 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 106-107.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]