MEJDI Xhanan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Sarandë, më 25 qershor 1963. Me vendim nr. 38, datë 29 gusht 1987, dhe vendim nr. 55, datë 14 shkurt 1987, Gjykata e Rrethit të Sarandës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e përgatitjes për arratisje jashtë shtetit», si dhe për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 15-16.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]