MELLO Andon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Sarandë, në vitin 1912. U arrestua më 6 dhjetor 1949. Me vendim nr. 131, datë 31 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «veprimtari armiqësore kundër vendit tonë, duke tentuar për të kaluar kufirin dhe të ndihmone armiqtë e vendit tonë» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 23-24.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]