MELLO Polikseni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Sarandë, në vitin 1929. U arrestua më 22 mars 1950, dhe me vendim nr. 140, datë 13 shtator 1950, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një grup të organizuar anti-pushtet» dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 161-162.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]