MEMA Eleni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 7 prill 1942. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 17, datë 27 tetor 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga Elbasani në Shtermen (Elbasan), prej 16 prillit të vitit 1968 deri më 30 shtator 1991, nga të cilat 2 vjet qenë internim. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, F. 23-24.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]