(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Nacionalist, ushtarak, nëpunës. Lindi në Shtërmen të Elbasanit, më 4 mars të vitit 1907. Kreu Normalen e Elbasanit. Në vitet 1928-1932 shërbeu në garnizonin ushtarak të Vlorës dhe të Elbasanit. Më vonë punoi si nëpunës në administratën shtetërore. Më 1943 u zgjodh sekretar i Ballit Kombëtar për Elbasanin. U arrestua në Tiranë, më 16 nëntor të vitit 1944, dhe u vra po atë ditë në rrugicën e shkollës «Kristoforidhi», ku dhe u varros prej një familjeje tiranase. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/2, F. 82-83; Gazeta 55, 27 nëntor 2015, 17.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]