MEMA Miri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 21 shkurt 1922. Me vendim nr. 93, datë 2 tetor 1946, u deklarua «armik i popullit», se «bënte pjesë në një grup të organizuar dezertorësh, në ushtri bënte agjitacion për dezertim nga rradhët e ushtrisë për në Greqi, për shkrirjen e ushtrisë dhe përmbysjen e pushtetit», ndaj dhe u dënua me 5 vjet burg. U arrestua sërish më 1959, dhe më 8 shtator të po atij viti u dënua me 8 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, F. 35-36.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]