MEMA Uan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913, në Berat. Me vendim nr. 57, datë 9 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «është përpjekur për t’u arratisur në Itali» dhe e dënoi me 1 vit burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 36-37.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]