MEMKA Mahmut
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Paramithi të Çamërisë, më 27 dhjetor 1925. U arrestua më 24 gusht 1953. Me vendim nr. 58, datë 31 mars 1954, Gjykata Territoriale e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut (vepra përgatitore për tu arrtisur në Greqi)» dhe e dënoi me 12 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Me dekret nr. 33, datë 1 shtator 1961, iu fal dënimi aksesor mbi të drejtat elektorale. U lirua më 24 janar 1961. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 93-94.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]