MEMO Fotini
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Labovë të Gjirokastrës, më 18 shtator të vitit 1918. Më 28 maj 1994, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për çështje politike nga rrethi i Gjirokastrës në Kamëz të Tiranës, prej datës 15 prill të vitit 1947 deri më 31 tetor të vitit 1948. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 150-151.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]