(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Gjorm, në vitin 1900. Me vendim nr. 4, datë 1 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor se «gjatë operacionit fashist ka qenë efektiv në ushtrinë e Ballit Kombëtar dhe ka luftuar kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe ka bashkëpunuar me Sadik Premten», se «pas çlirimit ka strehuar Sabri Beqirin» dhe e dënoi me tre vjet heqje lirie (punë të rëndë dhe të detyruar), humbjen e te drejtave qytetare për aq kohë sa dënimi, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 45-47.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]