MENA Liman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Lurë, në vitin 1938. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, për motive politike, me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993, vendosi njohjen e faktit juridik të internimit të tij nga rrethi i Dibrës në rrethet e Beratit e të Elbasan, prej vitit 1946 deri më 30 shtator 1991. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 202-203.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]